Skip to content

Kushner hap i vetëm Samitin e Bahreinit, prezanton planin pa shtetësi për palestinezët

880x495 cmsv2 1ae1beab d379 56fd b119 998eb28643a6 3984484

Dhëndëri i presidentit amerikan Donald Trump, njëkohësisht këshilltari i tij i lartë, Jared Kushner, ka hapur samitin kontrovers të paqes izraelito-palestineze në Bahrein.

As qeveria palestineze as ajo izraelite nuk janë duke ndjekur samitin që po mbahet në kryeqytetin Manama. Ai e ka prezantuar fazën e parë të planit të paqes në Lindjen e Mesme të mbështetur nga SHBA. Pjesa e dytë e planit do të publikohet më vonë, sipas pohimeve të Kushner.

Kushner e hapi samitin me propozimet për “krijimin e një jete më të mirë për palestinezët”, duke iu referuar krijimit të investimeve në regjion.

“Sot të mos flasim për çështje politike. Do të flasim kur të vjen koha e tyre,” tha Kushner, edhe pse e pranoi se pa një rezolutë politike të konfliktit, zhvillimi ekonomik nuk do të jetë i mundur.

Kushner ka qenë drejtuesi i kësaj detyre pothuajse të pamundur, ku përmes një pakoje ekonomike prej 50 miliardë dollarëshe për palestinezët po përpiqet që të tregtoj kërkesën palestineze për shtetësi me “zhvillim ekonomik”.