Skip to content

Këshilli i Europës anulon vëzhgimin e zgjedhjeve të 30 qershorit




Këshilli i Evropës ka anuluar dërgimin e një delegacioni për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në Shqipëri.  Sipas njoftimit ky vendim është marrë për shkak të rreziqeve të mundshme të sigurisë në zona të caktuara, si edhe paqartësisë në lidhje me organizimin e zgjedhjeve vendore.

“Këshillit të Evropës ka vendosur të mos vendosë një Delegacion të
Kongresit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve në Shqipëri për shkak të
paqartësisë së vazhdueshme në lidhje me organizimin e zgjedhjeve lokale
në Shqipëri më 30 qershor si edhe rreziqet e mundshme të sigurisë në
zona të caktuara ku do mbahen zgjedhjet. Ju kërkojmë ndjesë për çdo
shqetësim që mund të ketë shkaktuar anulimi në çastet e fundit dhe ju
falënderojmë për gatishmërinë për të bashkëpunuar me Kongresin,”-njofto
Këshilli i Evropës.

Një ditë më parë, Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama në emisionin
Opinion do të deklaronte se misionet diplomatike do të bojkotojnë
zgjedhjet. Këshilli i Europës është një organizatë ndërkombëtare e cila
ka si synim ruajtjen e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit
të ligjit në Europë.

Themeluar në vitin 1949, Këshilli ka 47 vende anëtare dhe vepron me
një buxhet vjetor rreth 500 milionë euro. Organizata dallon nga Këshilli
Europian, i cili përbëhet nga krerët e 28 shteteve pjesëtare të
Bashkimit Europian dhe që merret me drejtimin e përgjithshëm politik të
Bashkimit Europian./ Opinion.al






Previous articleE zë gjumi gjatë udhëtimit në avion, kur zgjohet habitet me atë që shehNext articlePiqet Franca, temperaturat arrijnë 45 gradë