Skip to content

Alarm në qiell: aeroplani bën ulje të detyrueshme në Londër

Flight 01b4

Një aeroplan i kompanisë Air India ka bërë një ulje të detyrueshme në Londër pas një lajmërimi për bombë në mjetin e fluturimit.

BBC njofton se avioni ishte në rrugën e fluturimit nga Mumbai drejt Nju Jorkut në SHBA, kur u detyrua të ulej në aeroportin Stansted të Londrës.

Ende nuk janë dhënë detaje nëse alarmi ishte real apo i rrejshëm. Fluturimin AL 191 në hapësirën ajrore britanike e përcillnin dy avionë luftarakë të llojit Eurofighter Typhoon të cilat komandohen nga forcat ajrore britanike.