Skip to content

“Mall i bardhë” me shumicë drejt G20-tës në aeroplanin e presidentit të Brazilit

AADy98A

Ai është presidenti i Brazilit që ka premtuar zero tolerancë ndaj tregtisë së “mallit” në vend – por duket se Jair Bolsonaro duhet të fillojë të kontrolloj rreth vetes.

Një oficer, i cili është zyrtar i afërt i tij, është arrestuar rrugës për në samitin e G20 në Japoni – pasi atij iu gjetën afro 40 kg substance ilegale në aeroplan.

Zyrtati, i cili ishte Oficeri i Forcave Ajrore të Brazilit u arrestua gjatë një ndalese në Sevilje të Spanjës.

Aeroplani i cili i paraprinte udhëtimit të z. Bolsonaro – mbante një delegacion ushtarak me detyrën për të mbrojtur presidentin gjatë takimit të nivelit të lartë në Tokio.

Bolsonaro konfirmoi arrestimet, duke thënë se ai ishte informuar për incidentin nga ministri i mbrojtjes i vendit.