Skip to content

Izraeli zemërohet me presidentin e Kilit që vizitoi xhaminë Al Aksa

1.7411777.2402288303

 

Ministria e Jashtme izraelite thirri ambasadorin e Kilit në Tel Aviv, për një notë proteste ndaj presidentit kilian Sebastian Pinera, i cili së bashku me gruan e e tij vizitoi xhaminë e famshme Al Aqsa, duke u shoqëruarnga zyrtarë palestinezë. Për Tel Aviv-in, kjo ishte një “shkelje e sovranitetit izraelit.”

Vizitat e personaliteteve të huaja në këtë kompleks, ashtu siç në Malin e Tempullit, ndodhin në koordinim me zyrtarët izraelitë.

Por një burim zyrtar i delegacionit kilian tha se vizita ishte “private”, në të cilën “mori pjesë vetëm delegacioni i Kilit”.