Skip to content

Deklratata: Ja cili është senatori që votoi sot në Tiranë me dekret të Metës

Me dekret të Presidentit Ilir Meta, senatori italian Luciano D’Alfonso ka shtetësi shqiptare dhe ka votuar sot në Tiranë për kryetarin e bashkisë.

Lajmin e bën me dije vetë D’Alfonso i cili shkruan në Twitter: “Sapo votova për zgjedhjet lokale në Tiranë. Një përvojë e mrekullueshme”.

Senatori italian, Luciano D’Alfonso, më parë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Rajonit të Abruzos dhe atë të kryetarit të Bashkisë së Peskarës, ku jeton një komunitet i madh shqiptarësh.

Disa muaj më parë aplikoi për të marrë shtetësinë shqiptare, dhe pas dhënies nga Meta, sot ka votuar ndonëse Presidenti nuk e njeh këtë datë zgjedhjesh.