Skip to content

Trump, presidenti i parë amerikan që shkel Korenë e Veriut

6dca2531 5a19 449e 864f d50fc562af59 Trump Kim North Korea 063019

Donald Trump është bërë presidenti i amerikan që ka vënë këmbë në Korenë e Veriut, pas takimit me Kim Jong-un në zonën midis dy Koreve.

Trump u takua me udhëheqësin e Koresë së Veriut dhe bisedoi për më shumë se një orë në zonën e fortifikuar dhe të demilitarizuar.

Të dy burrat ranë dakord të ngrinin ekipe për të rifilluar bisedimet bërthamore.

Samiti i tyre i fundit u prish në shkurt pa përparime lidhur me heqjen dorë nga zhvillimi bërthamor në Korenë e Veriut.

Shumë presidentë të mëparshëm amerikanë kanë vizituar linjën kufitare, kryesisht si shfaqje e mbështetjes amerikane për Jugun, por z. Trump ndryshoi stilin e vizitës, pa dylbi xhaketë.

Në takimin e tyre të tretë ballë për ballë në pak më shumë se një vit, të dy liderët u takuan në zonën e tensionuar që e ka ndarë gadishullin që kur armiqësitë në Luftën e Koresë përfunduan në vitin 1953.