Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, e cilëson një situatë të pazakontë këtë të dielë për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve nga opozita.
Ai ka thënë për mediat, se vetëm Gjykata Kushtetuese do të vendosë nëse këto zgjedhje janë të ligjshme apo jo.
“Sigurisht është një situatë e pazakontë, nuk ndodh shpesh që të shkohet në votime pa i dhënë votuesve që të zgjedhin midis disa alternativave. Por nuk na takon ne për të bërë vlefshmërinë e këtyre votimeve. I takojnë Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi këtu për të vlerësuar, për të ndjekur procesin dhe për të ndjekur nga afër situatën.” – tha ambasadori britanik nga Kamza ku ndodhet për monitorimin e procesit zgjedhor.
