Ambasadori i Suedisë më Tiranë, Johan Ndisi, po monitoron zgjedhjet në qendrat e votimit në Kamëz.
Ai tha për mediat se deri më tani procesi zgjedhor po vijon i qetë dhe pa probleme.
“Proces i qetë, pa probleme. Vijon monitorimi në të gjitha Qendrat e Votimeve”, tha Johan Ndisi për mediat.
