Skip to content

Zero votues: Ja qyteti që askush nuk mori mundimin të shkonte të votonte

Deri më tani në të gjithë vendin ka vijuar i qetë procesi i votimit, mirëpo në shumë qendra votimi pjesëmarrja e qytetarëve ka qenë e ulët. Madje, në një qytet të vendit, pikërisht në Bashkinë e Ballshit në QV 3251, raportohet se nuk ka shkelur asnjë qytetar për të votuar.

Siç dihet ky qytet është cilësuar i djathtë dhe si asnjë qytet tjetër asnjë nga 243 personat që përmbante lista nuk ka shkuar të votojë.

Po ashtu edhe në Bashkinë e Durrësit është shënuar një numër i ulët votuesish. Deri më tani është mësuar se pjesëmarrja është shënuar 4%, Himarë 4.4%, Konispol 6% dhe Delvina 3%.

Burimi:Joq.al.