Skip to content

Edhe një tjetër shtet “fut hundët” në Siri, e pësojnë 4 civilë

f62b6b25739f4f4eb1f429b5a6b6aa4d 18

Avionët luftarakë izraelitë kanë qëlluar me raketa pozicionet ushtarake siriane në Homs dhe në periferi të Damaskut në Siri, ku e pësuan me jetë katër civilë dhe dhe u lënduan 21 të tjerë.

Ushtria e regjimit sirian tha se mbrojtja e saj ajrore ishte përballur me sulmin i cili ishte nisur nga hapësira ajrore libaneze.

Transmetuesi shtetëror sirian al-Ikhbariya tha se katër civilët, duke përfshirë një fëmijë, ishin nga rajoni Sahnaya në jug të Damaskut.

Në vitet e fundit, Izraeli ka kryer qindra sulme në Siri që thotë se kanë goditur armikun e saj rajonal, Iranin dhe grupin libanez Hezbollah, të cilin e quan “kërcënimin më të madh për kufijtë e saj”.

Irani dhe Hezbollahu po luftojnë në krahun e presidentit Bashar al-Assad në luftën siriane dhe Izraeli thotë se po ata po përpiqen ta kthejnë Sirinë në një front të ri kundër izraelitëve.