Zëdhënësja e KQZ reagoi pas lajmeve të publikuara në disa media si dhe akuzave të PD dhe LSI se numri i votave të numëruara nuk korrespondonte me numrin që KQZ kishte dhen më herët.
Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e KQZ sqaroi se “ato janë informacione të marra me telefon nga komisionet e qendrave të votimit.
Këto nuk janë rezultatet përfundimtare dhe mund të ketë mospërputhje, që do të adresohen nga KQZ në momentin e nxjerrjes së rezultatit përfundimtar të votimit”.
Sipas saj, “në dilemën për të mos dhënë informacion, apo për të dhënë informacion paraprak KQZ ka zgjedhur që të mbajë qytetarët e informuar, por pa pretenduar saktësi absolute”. ()