Skip to content

Protestë serbe anti-taksë: mbyllen të gjitha dyqanet në veri të Kosovës, provokohet krizë buke

shitore veri e1561975410579

Të gjitha dyqanet ushqimore dhe kioskat në Veriu të Kosovës thuhet se janë mbyllur mëngjesin e kësaj të hëne, si protestë ndaj taksës prej 100 përqind të imponuar nga Prishtina për mallrat nga Serbia, raporton Tanjug.

Siç transmeton RTS, nuk ka bukë dhe produkte të tjera të nevojshme.

Kryetari i Shoqatës së Biznesmenëve në veri të Kosovës, Rados Petroviç, tha se këto masa i sollën banorët e këtyre komunave në prag të një katastrofe humanitare.

Radio Contact Plus raporton me bukë është  furnuzuar vetëm Qendra Klinike e Mitrovicës, ajo e ndodhur në anën veriore.

Vendimi për të filluar me këtë lloj proteste sot u paralajmërua nga tregtarët serbë javën e kaluar në një takim, për shkak të taksës së vënë mbi produktet nga Serbia, të cilat autoritetet e Kosovës e vendosën në nëntor të vitit të kaluar.

Siç njoftohet, dyqanet do të nbahen të mbyllura deri të martën.