Skip to content

Pas rezultateve të zgjedhjeve të 30 qershorit, reagon menjëhere Ambasada amerikane




Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar për 30 qershorin. Në një
deklaratë të shpërndarë për mediat theksohet se zgjedhjet bashkiake të
30 qershorit u zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të
rregullt.

Po ashtu SHBA thekson se siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it,
ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat
votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Për ata që duan të
sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, thotë SHBA mund të presin nga Gjykatën
Kushtetuese.

Deklarata e plotë

Shtetet e Bashkuara mirëpresin përfundimet e misionit vëzhgues
të ODIHR-it, sipas të cilave zgjedhjet bashkiake të 30 qershorit u
zhvilluan përgjithësisht në mënyrë të qetë dhe të rregullt, si dhe dhanë
një vlerësim të përgjithshëm pozitiv për numërimin e votave. Ne
pranojmë, megjithatë, ashtu siç e vuri në dukje edhe misioni i ODIHR-it,
se ngërçi dhe polarizimi politik kontribuan për zgjedhje në të cilat
votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë. Pavarësisht pengesave,
populli shqiptar – qoftë ata që morën pjesë në zgjedhje, ashtu edhe ata
që abstenuan – ushtruan të drejtën e tyre demokratike në mënyrë paqësore
dhe ne i përgëzojmë për këtë.Në këtë çast, ne iu bëjmë thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që
të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve të
ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare,
përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara
nga ODIHR. Ata që dëshirojnë të sfidojnë rezultatin e zgjedhjeve, mund
të presin nga Gjykatën Kushtetuese, e cila shpresojmë do të ngrihet së
shpejti, me gjykatës të cilët kanë kaluar një proces rigoroz vetingu. Si
gjithnjë, Shtetet e Bashkuara janë në krah të popullit shqiptar si një
vend partner, një mik dhe një aleat. Ne jemi të përkushtuar të ndihmojmë
për forcimin e shtetit ligjor dhe ndërtimin e një demokracie më të
fortë dhe një të ardhmeje më të ndritur për të gjithë shqiptarët./ Opinion.al






Previous articlePas Topallit, Berisha zbarkon urgjent në zyrën e Bashës, zbulohet arsyeja