Nga sot të gjithë qytetarët nuk do të kenë më nevojë që tek noterët të paraqiten me certifikata familjare apo personale. E njëjta gjë edhe për bizneset që për një shërbim paraqiteshin në zyrat noteriale me një sërë dokumentesh që sot i gjen në çdo kohë përmes aplikacionit e-Albania.
 
Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka nënshkruar sot marrëveshjen e lidhur me Dhomën e Noterëve për të çliruar qytetarët nga detyrimi për të marrë një shërbim noterial, duke qëndruar në radhë për një sërë dokumentesh.
 
Marrëveshja u mundëson noterëve të ndihmojnë qytetarët edhe për aplikime të ndryshme që ofrohen përmes portalit e-Albania, si njohja e diplomave universitare apo regjistrime biznesesh e aplikime për operatorë turistikë.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko