Ilir Meta ii është përgjigjur pyeteje së gazetarëve nëse po flet si kryetar i opozitës në kushtet kur kriza është mes opozitës dhe mazhorancës.
Në një deklaratë për median Meta tha se nuk është krizë politikë, por krizë e shtetit dhe se ai ka axhendë Rama reflekto dhe jo Rama ik.
“Kjo është një krizë e shtetit të së drejtës. Kryetari i shteti është presidenti jo kreu i qeverisë. Presidenti ka përgjegjësi për pluralizmin politik dhe të bëjë më të mirën që shqiptarët të mos përplasen.
Opozita ka axhendë Rama ik, unë e kam Rama reflekto. Opozita do zgjedhje të përgjithshme, të gjitha bashkë, ndërsa unë them se pa zgjedhje me standarde më të mira se ato që kishim nuk na çelen negociatat. Më duket absurd kushti që të hetohen ata të Dibrës. Ky është gabim.
T’i kërkosh të hetojë veten. Dhe Bashës i kam thënë të mos i shmangin institucionet. Nëse do i dëgjonin këshillat e mia opozita që në vend të fishekzjarrëve të përdornin dajre as 5% s’do kishin shkuar të votojnë. Nuk i kërkoj Edit të japë dorëheqjen. Ne nuk kemi frikë nga populli. Ne nuk do asistojmë demokracinë se kemi frikë nga populli, nga vota“, tha Meta. ()