Skip to content

Pak shpresa për gjetjen e futbollistes Florijana Ismaili

Florijana Ismaili

Shpresat janë gjithnjë e më të vogla për gjetjen e futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili. Autoritetet italiane dhe zvicerane po bashkëpunojnë për të gjetur trupin e saj me helikopterë, mjete zhytëse dhe anije, por kalimi i kohës bën që të mos ketë asnjë shenjë pozitive.

Madje, edhe familjarët e saj janë pesimist që Ismaili mund të gjendet e gjallë.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka ofruar ndihmë duke vënë në dispozicion Forcat e Sigurisë së Kosovës për të kërkuar trupin  saj.

Që nga e shtuna e kaluar 24 vjeçja me banim në Zvicër është zhdukur, pasi kishte dalë për not së bashku me një shok në liqenin Como në Itali.