Skip to content

Përzgjidhet udhëheqja e re e BE-së: një grua pason Junckerin e një burrë Mogherinin

49446031 303

Janë përzgjedhur më në fund njerëzit që do udhëheqin në pesë vitet e ardhshme institucionet më të rëndësishme të Bashkimit Evropian.

Posti më i diskutueshëm, ai i kreut të Komisionit Europian, pra, pasuesi i Jean Cloude Juncker, i është besuar një gruaje,  ministres aktuale të Mbrojtjes i Gjermanisë, Ursula Von Der Leyen, një përzgjedhje kjo e Angela Merkelit.

Një grua tjetër do jetë gjithashtume pushtet dhe mu mbi paranë e BE-së.

Christine Lagarde, gruaja në krye të FMN-së, është emëruar për kreun e Bankës Qendrore Evropiane.

Kryeministri belg Charles Michel do të jetë presidenti i ri i Këshillit të Eueropës. Ndërsa kreu u diplomacisë së BE-së, pra pasuesi i Mogherinit, do jetë ministri i Jashtëm spanjoll Josep Borrel Fontelles.