Skip to content

Ilir Meta pa gdhirë: Duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura. S’ka reformë, ka “Ramaformë”

Ilir Meta ka sulmuar kryeministrin Edi Rama, pa gdhirë mirë dita.

“Mirëmëngjes të dashur qytetarë! Reforma apo Ramaforma? Kjo është çështja.

Po çfarë është Ramaforma? Përgjigje e thjeshtë: Zbatimi ”krijues” i Reformës.

Timonieri ynë ka timon por s’ka frena, dhe si i tillë shquhet për “krijimtari” të papërmbajtshme.

Pas pak po e nisim me Kryereformën në drejtësi meqënëse pas pak ditësh nisim festimet për 3-vjetorin e miratimit të saj me 140 vota, duartrokitje dhe puthje të papërmbajtura” shkruan Meta.