Skip to content

Balla uron Presidentin e ri të Parlamentit Europian David Sassoli

Taulant Ballaa a

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar z. David Sassoli i cili është zgjedhur sot në postin e Presdentit të Parlamentit Europian.

Përmes një postimi në Twitter, numri dy i Partisë Socialiste, Balla shpreh mirënjohjen e tij për rolin e rëndësishëm që ka luajtur si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Postimi i plotë i Taulant Ballës:

 “Urime David Sassoli për zgjedhjen e tij në postin e Presdientit të Parlamentit Europian.

Mirënjohës për rolin e tij të rëndësishëm si President i Grupit të Miqësisë me Shqipërinë në Parlamentin Europian.

Sapo i dërgova atij urimet më të mira dhe pres të kem një takim sa më të shpejtë me të.”, shkruan Balla.