“Demokracia për mua është e panegociueshme. Kriza jonë është krizë e shtetit të së drejtës”.

Kështu tha Presidenti Ilir Meta në konferencën e sotme për media, pas votimeve të së dielës.

Duke iu drejtuar Edi Ramës, ai tha se “Është mirë të mos e provojë
askush kokëfortësinë time për të mbrojtur interesat e vendit tim. Unë
nuk jam vetëm, janë shumë shqiptarë që janë gati të bëjnë gjithçka për
të mbrojtur vendin. Nuk do bëjmë cirk me Shqipërinë, nëse do bëjmë cirk
le të dalim të gjithë me çitjane dhe nallane. Nëse më thotë më burri i
Monikës, do i them gruaja e Bilalit. Unë jam President i Republikës, nuk
më intereson çfarë bën Monika. Fëmijët i ka të sigurtë Monika se falë
firmës së tij ka një pallat te Unaza e Re dhe për këtë duhet ta
falenderoj Edin”, u shpreh Meta.

Ai tha se shqiptarët nuk pranojnë askënd që të instalojë tirani të vetën personale.

Sipas kreut të shtetit nuk mund të jetojnë më shqiptarët me humoret e Edit apo Monikës.

Ai shtoi se nëse do të kishte qenë në Shqipëri, dhe jo jashtë, me
gjasë opozita nuk do i kishte djegur mandatet e deputetëve, ose të
paktën Lëvizja Socialiste për Integrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re