Skip to content

Meta dhe Rama i urojnë 4 korrikun SHBA-së

Dita e sotme, 4 Korriku shënon 243-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka uruar festën për partnerin
strategjik, ndërsa thotë se shqiptarët e Amerikës nuk ndihen të lumtur
me krizën pa rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë.

“Shqiptarët e Amerikës sot nuk ndihen të lumtur me krizën pa
rrugëdalje ku ndodhet vendi ynë. Ndaj bëjnë thirrje për reflektim dhe
përgjegjshmëri”, thekson kreu i shtetit.

Nga ana tjetër kryeminsitri Rdi Rama, në një postim në rrjetet sociale thotë se: “Në
këtë ditëlindje të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, miqve e aleatëve
më të mëdhenj të Shqipërisë dhe shqiptarëve, ju priftë e mbara të
gjithëve”.