Monika Kryemadhi ka zbuluar disa nga detajet që pritet të shoqërojnë protestën e së hënës.

Kryetarja e LSI siguron se protesta do jetë paqësore.

Ajo tha se njeh vetëm dekretin e presidentit Ilir Meta dhe jo zgjedhjet lokale të mbajtura më 30 Qershor.

“Nuk diskutojmë çështjen e zyrave. Kryebashkiakët janë legjitimë deri ditën që bëhen zgjedhjet e 13 tetorit  dhe emërohen ose  zgjedhin shqiptarët kryetarët e tjerë të bashkisë.

Kemi një dekret të presidentit të hyrë në fuqi, kemi dhe një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori. Nuk kemi parë deri sot asnjë ankimim të PS deri më sot as në gjykatat socialiste dhe as në Kushtetuese.Ky njeri ngre çdo gjë mbi ilegjitimitetin. Sot tregon edhe më shumë se ilegjitimiteti i tij, kapja e sitemit, çdo institucioni shtetëror nuk mund të jetë jetëgjatë për të. Kanë ikur dhe rrëzuar burra shumë më të fortë se ai.

Provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk mund  të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar ku tregoi edhe njëherë se Rama është minoranca e minorancës”, shprehet Kryemadhi. ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko