Ditën e sotme presidenti i vendit Ilir Meta do të jetë pjesë e një aktiviteti në Tropojë, në nderim të pishtarit të demokracisë Azem Hajdari.

Ky aktivitet ka sjellë dhe përplasjet mes tij dhe Rudina Hajdarit, e cila ka bërë një reagim të fortë në rrjetet sociale, ku shprehet se fëmijët e Azemit nuk janë lejuar që të jenë pjesë e aktivitetit se kështu e donte partia.

 “Zoti president dhe zoti Besnik Dushaj, kur të jeni sot para bustit të tim eti në Tropojë, duke u hequr si pro-amerikane të thekur, mos harroni t’i thoni tim eti që fëmijët e tu nuk janë këtu se kështu urdhëroi Partia.

Mua më ndaluat të vi në Tropojë, por në Kosovë jo. Rrugë të mbarë”, shkruan Hajdari në rrjetet sociale.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re