Skip to content

Erdogan: pse Turqia s’mund të jetë spektatore e zhvillimeve në Ballkan

645x344 peace stability in balkans important for turkey erdogan says 1562577999230

Presidenti turk Recep Tajjip Erdogan tha se paqja, stabiliteti dhe mirëqenia në Ballkan janë maksimalisht të rëndësishme për Turqinë.

Deklarata e tij u bë pak para nisjes drejt Sarajevws, ku do të marrë pjesë në Samitin dyditor të Procesit të Bashkëpunimit Evropës Juglindore (SEECP), atë që është bojkotuar si nga Prishtina e si nga Tirana, pas deklarimeve të konsideruara si jokorrekte nga ana e udhëheqësit serb të Presidencës trepalëshe boshnjake, Milorad Dodik    .

“Nuk mund të jemi spektatorë nga larg të zhvillimeve që ndodhin në këtë rajon”, tha presidenti turk, duke theksuar se edhe Turqia njëkohësisht është edhe shtet i Ballkanit me rrënjët e saj historike, njerëzore, fetare dhe kulturore.

“Turqia, në kuadër të rëndësisë që i jep paqes, stabilitetit dhe mirëqenies në Ballkan, ka kontribuar në mënyrë efektive në SEECP, e vetmja platformë e bashkëpunimit rajonal që përfshin të gjitha vendet e Ballkanit që nga themelimi i saj”, thuhet në deklaratën e presidencës turke, raporton AA.