Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka reaguar pak para fillimit të protestës së opozitës.
Në një njoftim, ambasada duke u ndalur edhe tek episodet e dhunës së regjistruar në protestat e opozitës, u ka bërë thirrje qytetarëve amerikanë që të evitojnë të gjitha zonat e mundshme ku pritet të ndodh demonstrata.
“Një demonstrim i madh pritet të zhvillohet pranë Zyrës së Kryeministrit të hënën, më 8 korrik 2019, duke filluar rreth orës 20:00. Grupi synon të demonstrojë kundër qeverisë shqiptare dhe mund të lëvizë në vende të ndryshme në Tiranë. Kohëzgjatja e demonstratës së pritshme është e panjohur. Demonstrimet e kohëve të fundit kanë përfshirë dhunën. Forcat e sigurisë kanë përdorur ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat. Personeli i Ambasadës së SHBA-së dhe anëtarët e familjes janë drejtuar për të shmangur të gjitha pikat e grumbullimit dhe vendet ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdimësi”
