Skip to content

Jeremy Corbyn lëshon kërkesën “bombë”: Duam edhe një referendum për Brexit-in

332BDDC300000578 3540947 image a 1 1460679326702

Lideri i opozitës në Britani të Madhe, Jeremy Corbyn ka sfiduar kryeministrin e ardhshëm të konservatorëve, duke kërkuar edhe një referendum për të mbajtur Britaninë e Madhe në Bashkimin Evropian.

Megjithatë, partia ka lënë hapur mundësinë e kërkimit për të negociuar një marrëveshje më të mirë nëse fiton zgjedhjet e përgjithshme të parakohshme – dhe duke mbështetur një marrëveshje përmes votimit publik.

Duke njoftuar fundin e konsultimeve lidhur me politikat në vijim, Z. Corbyn i kërkoi Boris Johnson – nëse ai fiton garën e lidershipit të konservatorëve, – që ofroj mundësinë që britanikët të jenë ata që do ta rishikojnë të ardhmen e tyre”.

“Në këto rrethana, unë dua të bëj të qartë se Laburistët do të bëjnë fushatë për të mbetur në BE dhe janë kundër mospasjes së marrëveshjeve, duke qenë se një gjë e tillë rrezikon ekonominë dhe vendet e punës,” tha Corbyn.

Britania ka mbetur në qorrsokak politik për shkak se deputetët e parlamentit nuk kanë arritur një marrëveshje lidhur me “divorcin” nga BE-ja.

Procesi i Brexit nisi me referendumin e qershorit të vitit 2016, në të cilin 51.9 përqind e votuesve dolën pro largimit nga BE-ja.

Procesi pati dy vite negociata të vështira, por pa rezultat.