Skip to content

Përplasja mes “budallenjve”, dorëhiqet ambasadori britanik në SHBA

107796525 trump darroch

Ambasadori britanik në Shtetet e Bashkuara, Kim Darroch dha dorëheqjen duke thënë se “është e pamundur të vazhdohet puna”.

Darroch ka qenë në qendër të një konflikti të fundit mes Uashingtonit dhe Londrës, e kjo pas publikimit të një raporti konfidencial në të cilin ky dipomat britanik e quante administratën “Trump” si jofunksionale, të ngathët dhe të paaftë.

Në letrat drejtuar qeverisë britanike nga viti 2017 e deri tani, Darroch tha se Trump “rrezaton pasiguri”, dhe ai këshilloi zyrtarët në Londër për ta trajtuar atë në mënyrë efektive.

Ai gjithashtu e quajti presidentin amerikan “një djalë shumë budalla, i cili u imponua Shteteve të Bashkuara”.

Presidenti amerikan reagoi fuqishëm ndaj fjalëve të Darroch, duke thënë se ai “nuk e njeh atë, por ata i thanë se ishte një budalla i pompoz”.

Kryeministrja britanike Theresa May, e cila ishte gjithashtu objekt i sulmeve të shpeshta verbale të Trump, i ka dhënë mbështetje Darroch-ut, dhe, pasi dha dorëheqjen, ajo shprehu keqardhje.