Skip to content

Merkel, dridhje për herë të tretë (video)

3 34

Kancelarja gjermane Angela Merkel pati një tjetër dridhje, kësaj here gjatë pritjes së kryeministrit finlandez Antti Rhein në Berlin, raporton Reuters.

Trazimet në fizikun e saj, të cilat kanë shqetësuar të gjithë opinionin, u shfaqën që muajin e kaluar kur ajo priti presidentin e Ukrainës Volodimir Zelensky. Ndërsa herën e dytë u dridh gjatë ceremonisë së emërimit të një ministri të ri pranë presidentit Frank-Walter Steinmeier.

Pas këtyre dy ngjarjeve, kancelarja gjermane tha se ajo i kuptonte pyetjet e gazetarëve për shëndetin e saj, por theksoi se ndihej mirë.