Skip to content

“Do jap dorëheqjen nëse bëhen zgjedhje në 30 qershor”, Eni Vasili zë ngushtë Lefter Maliqin live. Deputeti: S’ka asgjë për të qeshur

vasiliiii

 

“Unë do jap dorëheqjen nëse në 30 qershor do të zhvillohen zgjedhje”.

Kështu shprehej pak ditë para 30 qershorit deputeti Lefter Maliqi, ndërsa tashmë që zgjedhjet u mbajtën dhe ai nuk e ka lënë mandatin, moderatorja Eni Vasili ia solli në kujtesë deklartën e dy javëve më parë.

I zënë ngushtë nga pyetja, Maliqi u shmang duke thënë se ai nuk e la mandatin ngaqë Meta nxori një dekret të ri për zgjedhjet.

PJESË NGA BISEDA:

Vasili: Zoti Maliqi, ju deklaruat se nëse në 30 qershor bëhen zgjedhje do jepnit dorëheqjen?

Maliqi: E prisja këtë pyetje. Nuk ka asgjë për të qeshur.

Vasili: Për ju, po

Maliqi: Unë kam thënë që në 30 qershor nëse presidenti nuk do nxirrte dekretin për shtyrjen e zgjedhjeve nuk do kishte fuqi Basha dhe askush të ndalonte konfkliktin civil.

Vasili: Përgjigjuni pyetjes që ju bëra.

Maliqi: Po patjetër, e para konfliktin e shmangu presidenti dhe e dyta nuk ja ja plotësoj këtë dëshirë kryeministrit më arrogant.

Vasili: Po ju nuk ju tha Rama, e thatë vete.

Maliqi: Do ta bëj këtë vetëm kur të bëhen zgjedhjet dhe të fitoj Beratin 4 me 3. Unë do ta kisha dhënë dorëheqjen nëse presidenti nuk do kishte nxjerr dekretin.