Fill pas mbylljes së sezoneve televizive, dy moderatorët Sokol Balla  he Blendi Fevziu janë arratisur drejt vendeve të largëta. Nëse Ballën e kemi parë prej disa ditësh në Rio De Janero në Brazil, ku është shfaqur dhe duke kërcyer buzë detit, Fevziu ka nisur pak më me vonesë pushimet.

Ai ka publikuar disa foto teksa shihet në aeroportin e Bogotas në Kolumbi. Të dy moderatorët kanë shprehur hobitë e tyre për të udhëtuar, dhe duket se këto destinacione të Amerikës Latine do tiu shtohen albumeve të tyre.

Sigurisht që në shtator të dy do të kthehen me energji të reja, në drejtimin e emisioneve politike, me një krizë që ka mbetur në mes, dhe ku priten zhvillime të vrullshme në vjeshtë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re