Skip to content

Maturantët po largohen masivisht, studime jashtë vendit për të mos u kthyer më

Këtë verë
duket se nuk ka qetësi për maturantët.  Kërkojnë
mundësi më të mira studimi dhe jashtë Shqipërisë. Qendra e Shërbimeve Arsimore,
 këtë periudhë është plot me të
rinj.  Aplikojnë për legalizimin e
dokumenteve  të shkollës së mesme, për të
studiuar në universitetet jashtë vendit. Janë të bindur se në Europë e përtej
saj mundësitë janë shumë të mira, ndaj nuk e mendojnë  kthimin në Shqipëri pas studimeve.

Mes aplikantëve
për studime jashtë vendit gjen dhe studentë, madje dhe nga ata më aktivët në
protestat e dhjetorit. Thonë se kanë vendosur të djegin vitet e universitetit këtu,
për t’ia nisur nga e para jashtë.

Nga 36 mijë të
rinj që mbyllën këtë vit Maturën Shtetërore, 7% kanë aplikuar deri tani për
studime jashtë vendit.

Gjermania,
Austria, Franca , Italia dhe Turqia janë shtetet ku të rinjtë kanë aplikuar për
të nisur  studimet e larta, kryesisht në
degët e Ekonomisë, Mjekësisë dhe Informatikës. Ndërsa një vit më parë, Qendra e
Shërbimeve Arsimore legalizoi rreth 15 mijë diploma të maturantëve që aplikuan
për jashtë Shqipërisë.