Skip to content

Mike Pence te emigrantët, ata bërtasin “s’kemi dush”!

808x539 cmsv2 ec518f98 b7d0 5dff 8b32 391a740fb3e6 4016828

Zv/Presidenti amerikan Mike Pence ka vizituar emigrantët e vendosur në Teksas, ku si pasojë e mbipopullimit ata po detyrohen të qëndrojnë në qendrat e paraburgimit.

Gazetarët që e shoqëruan Pence e përshkruan objektin si “të tmerrshëm”. Një grup njerëzish pranë rrethojave bërtisnin në drejtim të kamerave, “s’kemi dush, s’kemi dush!”

Pence tha se ajo që ai pa ishte dëshmi e një sistemi të përmbysur. “Nuk është aspak impresionuese ajo që po ndodhë këtu”, tha ai.

Ai shtoi se Presidenti Donald Trump e dërgoi atë në këto qendra në mënyrë që “populli amerikan të shihte se çfarë po ndodh”.