Skip to content

Sulmohet televizioni ukrainas, frikë për ringjalljen e konfliktit me Rusinë

645x344 ukrainian tv station hit by rocket propelled grenade in terrorist attack police say 1563023912113

Një sulmues i paidentifikuar ka hedhur granata mbi një stacion televiziv ukrainas në kryeqytetin Kiev, duke dëmtuar ndërtesën dhe duke ngjallur frikë për ringjalljen e konfliktit.

Askush nuk u lëndua në këtë sulm që autoritetet e konsideruan si akt terrorizmi. Objektivi ishte stacioni televiziv i Ukrainës 112, një rrjet i konsideruar si agjenci pro-ruse.

Të enjten, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës kërcënoi se do të ndërmerrte masa ligjore nëse rrjeti televiziv transmeton një dokumentar të Oliver Stone lidhur me presidentin rus Vladimir Putin.

Ukraina 112, një rrjet lajmesh 24 orësh, është në pronësi Taras Kozak, i cili kandidon për parlament nën radhët e opozitës.