“Një demokrat nuk djeg as mandate e as shkolla”, kështu u shpreh ish-kryetarja e Kuevdnit, Jozefina Topalli, pas incidetit në shkollën e përcaktuar si KZAZ në Shkodër.
Në përgjigjet të Topalli, ish-deputeti i PD-së, Bardh Spahia, i ftuar në “Kjo Javë”, tha se “një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës”.
“Një demokrat i vërtetë nuk pajtohet me grushtin e shtetit apo me votimet farës.
Shkodranët e vërtetë, demokratët e vërtetë i kanë thënë jo 30 vjet përpara, janë përball madje madje me sakrifica të jashtëzakonshme me diktaturën më të egër ndoshta në botë pikërisht për të fituar të drejtën e votës së lirë, të drejtën e zgjedhjes, dhe në këtë kontekst unë mendoj se qytetarët shkodranë janë më të vendosur se kushdo për të mos e lënë vendin të rrëshqasë drejt diktaturës, për të mos e lënë vendin të rikthehet votimeve pa zgjedhje.
Edhe një herë po e them asgjë s’ka më të rëndësishme në një shtet demokratik se sa vota e lirë.
Për votën e lirë, ia vlen në fakt çdo sacrifice”, tha ai.
