Skip to content

Roli i zyrës së Europol në Tiranë, Lamallari: Do të shërbejë edhe për rajonin

Subscribe

Prej 4 ditësh një oficer kroat i Europol ka nisur ne Shqipëri punën si oficer ndërlidhës i Agjencisë Evropiane të Zbatimit të Ligjit. Për herë të parë Europol atashon një oficer në një vend jo anëtar të BE-së, ndërsa Shqipëria do ketë një rol të veçantë.

 

Zv/ministri Lamallari zbulon për Vizion Plus edhe detajet teknike të marrëveshjes me Europol. Prezenca e Europol ne vendin tonë erdhi pas negociatave 1 vjeçare, ndërsa kërkesa është bërë nga qeveria e Shqipërisë.

 

Zv/ministri brendshëm zbuloi po ashtu se fundmi është firmosur një tjetër marrëveshje e rëndësishme, ajo me Agjencinë e Monitorimit të Trendit të Dograve me qendër ne Lisbone. Kjo agjenci do të asistojë Shqipërinë jo vetëm me ekspertë, por edhe me fonde prej qindra-miliona eurosh.