Inva Mula i ka dhënë fund martesës së saj 11-vjeçare me biznesmenin kosovar, Hetem Ramadanin.
Prej kohësh çifti ka jetuar jashtë Shqipërisë, por vitet e fundit ata
ishin rikthyer për të jetuar në Tiranë, gjë që mesa duket ka sjellë
probleme mes tyre.
Sipas “Panoramaplus”, Hetemi është larguar nga ndërtesa e përbashkët
ku çifti jetonte, në një zonë rezidenciale të qytetit të Tiranës.
Mësohet se gjithçka ka nisur për çështje ekonomike, pasi askush prej të
dyve nuk është në të njëjtën gjendje ekonomike që ishin në fillimet e
lidhjes.
Miq pranë çiftit janë shprehur se për Invën, njohja me Hetemin, 11
vite më parë, ishte një histori princeshash, me pushime dimërore në
kështjella e destinacione luksoze dhe pushime tremujore verore në jahtet
e tij, ku Inva kishte të instaluar edhe pianon e saj.
Megjithëse çifti, i cili ka në vajzë, ka marrë një vendim
përfundimtar për t’u divorcuar, Inva dhe Hetemi janë një ndër të paktët
të cilët ruajnë miqësinë mes tyre edhe pas ndarjes.
Madje, ata janë parë shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit këto kohë, megjithëse prej 2 muajsh po përflitej për ndarjen e tyre.
