Lidhja e këngëtares shqiptare Bleona Qeretit me Gani Bardhën, ka qenë
e komentuar në media prej vitesh. Ndarja e tyre bëri bujë dhe ishte një
shembull mirëkuptimi dhe mbajtjes së raporteve solide.
Mirëpo historia e ndarjes së dyshes paska pasur detaje të tjera të
cilat janë zbuluar tek tani. Bleona dhe Ganiu në regjistrat shqiptarë
kanë figuruar të martuar deri këtë muaj, përpos procedurave të divorcit
në Amerikë të zhvilluara në vitin 2011.
Ky detaj është kuptuar nga një aktvendim i Gjykatës së Apelit në
Tiranë të cilin e ka siguruar ‘Prive.al’, ku Gani Bardha ka kërkuar
njohjen dhe dhënien në fuqi ligjore për zbatim të vendimit të vitit 2011
nga Gjykata e huaj në Michigan për divorcin e çiftit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së parashtruar nga z.Bardha, paneli i
gjyqtarëve kanë marrë aktvendimin në të cilin njohin në fuqi për
territorin e Shqipërisë divorcin e çiftit, tetë vite pasi ai ishte kryer
në SHBA.
Siç duket nga punët respektive dyshja paskan harruar të ndahen me letra.
Previous articleGazetarit i shkojnë tek shtëpia, ai i nis mesazh Ramës: Po të isha në Amerikë..