Pas vendimit të djeshëm të Gjykatës për të mos konfirmuar mandatin e kandidates së PS për bashkinë Durrës, selia rozë ka ndërmarrë një tjetër hap.
PS i ka bërë kërkesë Gjykatës së Durrësit për ta njohur mandatin e Valbona Sakos, ndërsa kjo e fundit e ka vërtetuar.
Seanca për rishqyrtim u zhvillua në Gjykatën e Durrësit me gjyqtar Shpëtim Reka.
Valbona Sako ndërkaq u shpreh se mandati i saj është i ligjshëm duke i kërkuar kështu Gjykatës ta njohë.
“Të hënën do ta apeloj vendimin në Gjykatën e Apelit Durrës, për të kërkuar të drejtën time që kam arritur me mund”, u shpreh ajo.



