Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur mëngjesin e sotëm
duke publikuar në rrjetet sociale rezultatet e aksionit
anti-informalitet që ka nisur në të gjithë vendit, për të ndëshkuar
bizneset që nuk respektojnë ligjin. Si pasojë, disa bizneseve u është
vënë dryni dhe janë bllokuar nga hetimi tatimor.
Siç duket në foto, bëhet fjalë për një një restorant, për të cilin
Rama shkruan se po vuan pasojat e mos lëshimit të kuponit tatimor. Sipas
kreut të qeverisë, do të ketë zero tolerancë për këdo që cënon shtetin
dhe përkrah informalitetin.
Kujtojmë që disa ditë më parë, Edi Rama, publikoi një foto të
ngjashme të një hoteli i cili ishte mbyllur. Edhe pse kryeministri nuk e
përmendi, Report Tv mësoi se bëhej fjalë për biznesin e ish-deputetit
të PD-së, Aurel Bylykbashi.
