Skip to content

Bruno Shllaku: Unë delja e zezë në Shkodër, se jam socialist

1563579773 706 Bruno Shllaku Une delja e zeze ne Shkoder se jam

 

 

 

Bruno Shllaku Une delja e zeze ne Shkoder se jam

Aktori Bruno Shllaku i ftuar në studion e Provokacijas ka folur për shfaqjen e tij më të fundit “Të korrat e gjelbërta”, e cila i dedikohet të gjithë intelektualëve të persekutuar. Kjo shfaqje është vënë në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë, por aktori dhe regjisori shkodran akuzon se në Shkodër nuk ëhstë vënë në skenë për shkak se nuk i kanë lënë teatrin. Sipas tij kjo vjen ngaqë është socialist dhe mik i Ramës.

“Në Shkodër nuk e kemi dhënë, se nuk e kemi dhënë teatrin se unë jam socialist dhe akuzohem se jam mik i Ramës dhe jam delja e zezë. Kam fakte që është kështu. Më kanë ndërpre dhe rolet duke thënë që është mik i Ramës. Dhe unë kam marr tekstin dhe kam thënë mirupafshim”. Për Shkodrën shprehet: “Shkodra për mua është një oaz i mrekullueshëm kur bie dielli në të dhe pastaj kur dielli fshihet dhe t’i lirojë vendin zanave nuk ka më zana ka zana të këqij”.

 

1563579773 706 Bruno Shllaku Une delja e zeze ne Shkoder se jam

Shllaku thekson se për këtë shfaqje është frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumi “ Rrnoj për me tregue”, si një simbol  i të gjithë njerëzve që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh  të shurdhët. “Ishte një shfaqje që e kisha obligim për qytetin tim, për ato njerëz që ranë në mënyrë unike si heronj, kur dragonjtë luftonin me kuçedrën, ranë me emrin e Atdheut.

Fjala është për martirët shqiptarë të besimit katolik dhe muhamedanë që ishin kthyer nga katedralet e Evropës duke sjellë me vete qirinj për të iluminuar jetën e përditshme. Viktimat e komunizmit që nga viti ‘46, pushkatimet ndaj klerit shqiptar. Drama është e ndërtuar në një rrymë sinkretike, që përzien nga pak të gjitha shkencat. E kam shkruar duke u inspiruar nga rrëfimet e disa njerëzve nga ferri i Spaçit, kam gërshetuar poezinë, dramën dhe muzikën.

Me një ritëm të heshtur sipas epikës iliro-greke ku predominon monologu i heshtur. “Rrnoj për me tregue” simbolizoj të gjithë ato njerëz që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh të shurdhët”. /abcnews.al

 

[youtube https://www.youtube.com/watch?v=nZxR8d8Oh1M?feature=oembed&w=640&h=360]

 

&nbsp

/aktoretshqiptare.info