Skip to content

BRAKTISJA/ Numër rekord i daljeve nga kishat e krishtera në Gjermani, pse ndodh?

krst kriz epa

 

Dy kishat më të mëdha në Gjermani, ajo katolike e ajo protestante, njoftuan se po shënojnë një numër rekord largimesh të besimtarëve, pra pakësim të grigjës.

“Kisha Katolike në Gjermani u la nga 216,000 anëtarë në 2018, një rritje prej 29 për qind gjatë vitit të kaluar,” njoftoi konferenca peshkopale në Bonn.

Hans Langendoerfer, sekretar i konferencës, e quajti këtë një “trend shqetësues” dhe arsyeja kryesore ishte publikimi i një studimi të madh mbi abuzimin e të miturve brenda kishës vitin e kaluar.

“Shumë prej nesh nuk besojnë se ne veprojmë me ndërgjegje dhe vendosmëri kundër autorëve në radhët tona”, i tha Langendoerfer.

Në të njëjtën kohë, Kisha Protestante e Gjermanisë në Hanover tha se 220.000 besimtarë e lanë atë vitin e kaluar, 11 për qind më shumë se në 2017.

Heinrich Bedford-Strohm, kryetar i Këshillit të Kishës Protestante, shpjegoi se çdo dalje nga kisha ishte “e dhimbshme”, por sot besimtarët mund të vendosin lirisht nëse do të qëndrojnë në bashkësinë e kishës apo jo.

“Jemi mirënjohës për të gjithë ata që, me fuqinë e vullnetit të tyre, vendosën të qëndrojnë në kishë”, tha ai.

Një kriminolog i mirënjohur dhe anëtar i spikatur i Kishës Protestante, Christian Pfeiffer, beson se taksat e Kishës në Gjermani janë një nga arsyet për ta lënë atë.

E megjithatë, përkundër rënies së numrit të besimtarëve, për shkak të tendencës së rritjes së pagave dhe kushteve ekonomike të favorshme, të ardhurat nga taksat e kishës nuk janë zvogëluar.

Në Gjermani, anëtarët e një prej dy bashkësive kishtare paguajnë të ashtuquajturat ” taksa të kishës”, të cilat arrijnë nga 8 deri në 9 përqind të tatimit mbi të ardhurat.

Kisha Katolike aktualisht ka 23, dhe ajo protestante 21 milion besimtarë në Gjermani.