Skip to content

Lajmi i fundit/ Konfirmohet nga Hollanda vra sja e Festim Lato, “Presidentit” te vetëshpallur te Çamërisë: kishte miliona euro borxhe

festim lato 1

Një shqiptar raportohet të jetë vra rë në Holandë. Mediat vendase shkruajnë se bëhet fjalë për Festim Lato, i cili ishte vetëshpallur President i Republikës së Çamërisë.

Mediat holandeze shkruajnë se njeriu i lindur në Shqipëri ishte pas një “usht rie” kreditorësh. Festim Lato u raportua i humbur nga familja e tij javën e kaluar. Tru pi i tij u gjet në rrugë në Nijmegen të shtunën pasdite, ndërsa policia po heton për të zbardhur.

Vitet e fundit, Lato ka qëndruar në një shtëpi të largët në Afferden, në Betuwe. Në ndërtesën ku jetonte ai, valëviteshin krahas flamurit të Holandës edhe flamuri i Shqipërisë.

Foto-Omroep-Gelderland

Mediat lokale shkruajnë se ai e kishte shpallur kohët e fundit veten si President i krahinës së Çamërisë, një zonë midis Shqipërisë dhe Greqisë.

Njerëz të afërt të tij thonë se Lato kishte borxhe tek kompani dhe individë privatë në shumën e miliona eurove.