Kryeministri Edi Rama u është drejtuar këtë mesditë me një tjetër mesazh bizneseve në vend.

Rama ka publikuar disa foto nga aksioni kundër informalitetit, teksa shihen se janë bllokuar hotele dhe restorante.

Ndërkaq, kreu i qeverisë shkruan se bizneset duhet të regjistrohen dhe të lëshojnë kuponin tatimor

“#STOPINFORMALITETIT

Vijon në gjithë territorin kontrolli dhe bllokimi i subjekteve abuzuese.

Regjistrohuni dhe lëshoni kuponin, sepse pasojat ligjore janë të rënda #ZeroTolerancë”, shkruan Rama.  ()

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko