Kjo vere me sa duket ka rezervuar surpriza persa i perket kushteve atmosferike.

Meteorologet paralajmerojne se ditet e ardhshme do te jene me nje mot te nxehte.

Vala e temperaturave të larta do të nisë nesër, ndërsa përpos vendit tonë do të përfshijnë pjesën më të madhe të kontinentit me epiqendër Francën.

Vlerë maksimale e temperaturave nesër do të jetë 37 gradë. Dita më e nxehte do të jetë e mërkura me 39 gradë deri në 40 gradë.

Në këto ditë të nxehta mjekët këshillojnë që të shmanget sa më shumë ekspozimi në diell sidomos nga të moshuarit dhe fëmijët gjatë orëve të mesditës kur është edhe vapa më e madhe. Rekomandohet që të konsumohen sa më shumë lëngje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re