Kreu i PD-së, Lulzim Basha, pas vizitës në Kukës, ka udhëtuar drejt Peshkopisë.

Por, aty duket se është përballur me një incident.

Një burim i gazetës bën me dije se Lulzim Basha është sulmuar nga një person, me gjasë militant i PD-së.

Raportohet se Basha madje është goditur.

Personi që e sulmoi është shoqëruar nga policia, por për momentin nuk ka ende asnjë konfirmim nga kjo e fundit.

Vetë PD nuk ka shpërndarë ndonjë njoftim për takimin./ gazeta tema

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko