Këtë të martë në
emisionin “Rudina” në Tv Klan, ishte i ftuar drejtori i Programacionit në Tv
Klan, Albert Dumani.

Dumani, pasi foli për të gjitha serialet që aktualisht transmetohen
premierë në Tv Klan dhe Klan Plus, u pyet nga moderatorja Rudina
Magjistari për serialin më të ndjekur në ekranin më të madh të
shqiptarëve.

Rudina: Cilin mund të konsiderojmë si serialin më të suksesshëm të këtij sezoni?

Dumani: Pa dyshim që është “Ertugrul”. Në fakt
është hera e parë që një serial përmbyll sezonin e tij të 5-të,
zakonisht kemi që serialet turke zgjasin 2-3 vjet dhe e mbyllin ciklin e
tyre, por “Ertugrul” nisur edhe nga suksesi ka qenë absolutisht numri
një në Turqi, por edhe në shumë vende të tjera. Është absolutisht një
nga serialet më të shitura dhe normalisht edhe në Shqipëri ka qenë në
çdo natë të transmetimit në shifra rekord audience.  Rikthehet ajo
periudha e famshme si në kohën e “Ezel”, kur përpara se të fillojë
ndeshja, sidomos ditëve të shtuna, në ekranin e madh burrat shikonin
“Ertugrul” dhe pastaj fillonte ndeshja. /tvklan.al

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko