Skip to content

Tragjedia më e keqe e Mesdheut, frikë për qindra emigrantë të mbytur

773x435 cmsv2 575fc491 dee9 5dc3 916b f1d863a768ed 4003970

Më shumë se 100 emigrantë janë zhdukur dhe dyshohet se kanë përfunduar të pajetë pas përmbytjes së një barke druri në brigjet e Libisë. Llogaritet se 116 vetë janë zhdukur dhe 132 janë shpëtuar, sipas autoriteteve libiane.

Agjencia e OKB-së për Refugjatët tha se ka mundësi që 150 njerëz të jenë mbytur në këtë tragjedi. Anija u largua nga qyteti libian Al Khoms, rreth 120 kilometra në lindje të kryeqytetit Tripoli. Në bordin e anijes pati rreth 300 njerëz, sipas të mbijetuarve.

Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët e përshkroi atë si “tragjedinë më të keqe mesdhetare të këtij viti”.