Skip to content

Dy beratas firmosin te Korabi

67905853 448301542387550 4707349444213866496 n

Merkato ka përfshirë edhe futbollistët beratas dhe kështu sot janë dy të tillë që kanë hedhur firmën në Dibër dhe për dy sezone do të jenë futbollist të Korabit. Bëhet fjalë për Ervis Çaço dhe Ariel Dobra që kanë firmosur kontrata 2 vjeçare me klubin bardhekuq. Të dyja njoftimet e prezntimit janë publikuar nga klubi i Korabit por edhe vet futbollistët i kanë pasqyruar ato në rrjetet e tyre sociale.

Çaço një futbollist me eksperiencë që sezonin e fundit e nisi në Berat, si kapiteni i Tomorit ndërsa në janar u zhvendos drejt Kavajës. Me synimin e Besës për tu ngjitur në Kategorinë Superiore por pas mosarritjes së objektivit Çaço u largua dhe tashmë është bashkuar, si pjesë e Korabit. Kështu pas Tomorit, Luftëtarit, Tiranës dhe Besës për Çaçon Korabi do të jetë stacioni i radhës në karrierën e tij.

67289950 1191136471065283 7283338182584696832 n

Ndërkohë në Dibër ka firmosur edhe sulmuesi i krahut Ariel Dobra, i cili pas këtij sezoni në Berat pas rikthimit nga Naftëtari do të shkoj te Korabi. Kështu rënia e skuadrës së Tomorit një kategori më poshtë ka ndikuar edhe për Drobrën që të mos jetë pjesë e Tomorit në këtë sezon.

67311138 483410855560080 1164428855864197120 n

Ashtu, si ka lajmëruar vet klubi dibran të dy futbollistët e afruar do të ndikojnë në arritjen e objektivave të klubit në këtë sezon./Berati.TV