Rrjedha e largimeve tek Tomori do të vazhdoj pas zbritjes në Kategorinë e Dytë dhe i radhës është Genald Sharavolli. Prej ditësh emri i tij lidhje me një kalim tek Apolonia edhe pse për futbollistin kishte edhe skuadra të tjera të interesuara.

Por pas disa diskutimeve duke se gjithçka është mbyllur sot dhe nga sezoni i ardhshëm Sharavolli do të jetë një futbollist i Apolonisë. Shravolli është bërë pjesë e skuadraës së Tomorit që në moshën 17 vjeçare duke luajtur, si pjesë e kësaj skuadre në Kategorinë e Parë dhe të Dytë madje duke fituar edhe titullin e kësaj të fundit.

Kjo është hera e parë për Sharavollin që do të luaj në një skuadër tjetër dhe këtë do ta bëj në Fier ashtu, si kanë bërë edhe shumë beratas të tjerë ku madje do të gjej edhe të riun Zogaj.

Sharavolli ka njoftuar për firmosjen e kontratës së re në rrjetet sociale ku falenderon Tomorin dhe gjithë ata që e kanë ndihmuar deri tani. Po ashtu ai njofton hapjen e një epoke të re në karrierën e tij duke u shprehur se është i gatshëm të ndihmoj Apoloninë në arritjen e objektivave sezonal./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re